Presidenti i FSHV-së z. Erlind Pëllumbi njëkohësisht dhe si Zv/President i KOKSH, mori pjesë në 10-vjetorin e njohjes ndërkombëtare të Komitetit Olimpik të Kosovës. Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për mbarë sportin shqiptar e në veçanti atë të Kosovës. Në këtë organizim Presidenti Pëllumbi bëri disa takime në dobi të Volejbollit shqiptar, ku një nga më të rëndësishmet është takimi me Presidentin e CEV z. Roko Sikiriç të cilin e ftoi të vizitojë Shqipërinë përgjatë Asamblesë së BVA që do të mbahet në fund të Janarit në Tiranë.