Erblira Bici është sportistja më e mirë e vlerësuar nga KOKSH. Sot është pritur nga Presidenti i KOKSH Z.Fidel Ylli dhe Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, z. Gerti Shima në ambjentet e KOKSH. Erblira Bici është kapitene e ekipit Kombëtar të Volejbollit dhe luan në Itali për Roma Volley, ekip me të cilin është shpallur MVP në Kupen e Italisë në Serine A , dhe me rezultatet më të larta të arritura për këtë vit në Sportin e Volejbollit.
Erblira Bici u përzgjodh volejbollistja e vitit por në pamundësi për të qënë pjesë e mbrëmjes Gala organizuar nga KOKSH , trofeun ja dorëzoi sot Presidenti i KOKSH Z.Fidel Ylli . Të pranishem në pritjen e Kampiones ishte Presidenti i Federatës së Volejbollit Z.Erlind Pëllumbi dhe Zv/President i Federatës së Volejbollit Z.Dashamir Brari.