Partizani per meshkuj fituesi i Kupa e Shqipërisë 2024 -2025
March 15, 2025Fotogaleria e finales Kupa e Shqipërisë Korçë 2025/ meshkuj
March 16, 2025
TIRANA fitues i trofeut "Kupa e Shqipërisë".
Ka përfunduar para pak minutash finalja e femrave e vlefshme për "Kupa e Shqipërisë" sezoni 2024-2025.
Kryeqytetaset mundën Skënderbeun në finale me rezultatin 3 me 2, takim i luajtur në Pallatin e Sportit "Tamara Nikolla" në Korçë, me një atmosferë elektrizuese e një sallë e mbushur plot e përplot me sportdashës.
Lojtarja MVP e ndeshjes u shpall kapitenia e Tiranës, Enkeleda Braho. Çmimi u dorëzua nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHV, Z. Ervis Dosti.
Trofeu për ekipin fitues u dorëzua nga Presidenti i FSHV-së, Z. Erlind Pëllumbi.
FSHV përshëndet ekipin fitues së trofeut.