

Në shenjë solidariteti me Tetorin Rozë, muajin e ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, ekipet e Superiores, së bashku me arbitrat e gjykimit, kanë vendosur nga një fjongo rozë në uniformat e tyre.
Ky gjest simbolik përçon një mesazh të fortë bashkimi dhe mbështetjeje për të gjitha gratë që po përballen me këtë sëmundje.
Bashkë për të përhapur ndërgjegjësim, forcë dhe shpresë!