Përgjatë datave 22 - 24 shtator në Sofje të Bullgarisë u zhvillua Konventa e Tranjerëve në kuadër të "School Project" e organizuar nga Konfederata Europiane ë Volejbollit (CEV).
Të pranishëm krahas 160 përfaqësuesëve nga të gjitha vendet e europës, ishin edhe mesuesit e volejbollit nga Shqiperia, znj. Xhozafa Sejfullai, znj. Florita Shiba, znj. Nensi Shahu dhe z.Gracian Shehu.
Në këtë event merrnin pjesë lektorët z. Angiolino Frigoni nga Italia, i cili udhëhoqi ekipin e meshkujve U-21 të ltalisë drejt Titullit Botëror 2021 dhe z. Eric Hodgson nga SHBA, i cili është specialist volejbolli për fëmijët 10-15 vjeç.
Qëllimi kryesor i aktivitetit ishte që tranjerët e pranishëm të zgjerojnë
njohuritë e tyre për procesin e stërvitjes së
volejbollit përmes shkembimit të ideve për
zhvillimin e këtij sporti në nivel masiv.