Nen kujdesin e FSHV-se dhe ne vazhdimesi te perpjekjeve per te rritur pjesmarrjen dhe ngritur me tej cilesine e gjykimit per arbitrat e rinj, diten e shtune, ora 09.00 tek hotel Doro do te zhvillohet seminari i dyte per kete sezon sportiv. Ky seminar do te fokusohet ne interpretimet e pjeses se dyte te rregullores teknike te gjykimit duke perfshire, kapitujt: “Aksionet e Lojes”, “Nderprerjet, Vonesat dhe Intervalet”, “Lojtari libero” dhe “Sjellja e pjesmarresve”. Gjyqtaret nderkombetare Konalsi Gjoka, Igli Feshti dhe Endri Zguri do te prezantojne dhe ilustrojne me shembuj praktik rregullat e mesiperme. Sikurse edhe ne seminarin e pare jane te ftuar te gjithe gjyqtaret e rinj per te marre pjese ne kete aktivitet.