Kombëtarja e volejbollit për meshkuj rikthehet në parket
May 27, 2025Ndeshje miqësore midis kombëtares U19 dhe U21 per femra
May 31, 2025
Në palestrën e lojërave në Farkë u zhvillua seleksionimi i dytë për ekipin kombëtar të vajzave U16 në volejboll. Ky aktivitet ishte pjesë e përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europian, që do të mbahen nga data 2 deri më 13 korrik, në dy kryeqytetet shqiptare: Tiranë dhe Prishtinë.
Kjo fazë seleksionimi, e drejtuar nga stafi teknik i përbërë nga znj. Fjori Kola, asistenti z. Shpëtim Abedini dhe z. Ervin Kolaj, përfaqëson një hap të rëndësishëm në ndërtimin e një skuadre konkurruese dhe të gatshme për sfidat që e presin në arenën ndërkombëtare.
Finalet e Kampionatit Europian U16 për vajza pritet të jenë një ngjarje e veçantë sportive, jo vetëm për brezin e ri të volejbollit, por edhe për promovimin e këtij sporti në Shqipëri dhe Kosovë.