Partizani U21 / Meshkuj Fitues i Kupës Rinia 2024
December 16, 2024Presidenti Pellumbi pjese e aktivitetit per 111 vjetorin e klubit te sporteve Elbasani
December 19, 2024
Takimi ndërmjet FSHV-së dhe FIV-së
Presidenti i FSHV-së, z. Erlind Pëllumbi, i shoqëruar nga zv/presidenti Dashamir Brari, ishte i ftuar në Federatën Italiane të Volejbollit, ku u takua me presidentin Giuseppe Manfredi.
Në këtë takim miqësor u bisedua mbi vazhdimin e bashkëpunimit për vitin 2025. Ky është viti i tretë që FIPAV ndihmon FSHV-në në zhvillimin e volejbollit shqiptar.
Presidenti Pellumbi i përsëriti ftesën për të vizituar Shqipërinë trajnerit Julio Velasco, i pranishëm në këtë takim, i cili vlerësoi angazhimin dhe seriozitetin e trajnerëve tanë pjesëmarrës në trajnimet e tij.