EmpowHER Volleyball Game Changer (EVGC) është iniciativa më e re e FSHV, pjese Programin ERASMUS+.
February 14, 2025
Takimi ndërmjet Bahri Gjinovci dhe Erlind Pëllumbi
Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), z. Bahri Gjinovci, vizitoi ambientet e Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV), ku uroi për mandatin e ri Presidentin e FSHV-së, z. Erlind Pëllumbi.
Gjatë takimit, z. Pëllumbi e falënderoi Presidentin Gjinovci për vizitën, duke e vlerësuar si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë në zhvillimin e volejbollit midis dy vendeve. Ky bashkëpunim ka sjellë organizimin e shumë aktiviteteve të rëndësishme mes dy federatave, si Kupa e Pavarësisë, Liga Gjergj Kastrioti, dhe të tjera.
Një pikë kyçe e bisedës ishte edhe organizimi i Finaleve të Kampionatit Europian U16 (femra), të cilat për herë të parë do të zhvillohen në bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Kosovës nga data 1 Korrik deri më 14 Korrik. Ky organizim është një tregues i bashkëpunimit të ngushtë midis FSHV dhe FVK, si dhe një dëshmi e seriozitetit dhe rëndësisë së tyre si partnerë të besuar të CEV.