

Përgjatë tre ditëve intensive, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndërthurin njohuritë teorike me praktikën konkrete në fushë, duke aplikuar analizën statistikore gjatë ndeshjeve të Liga Gjergj Kastrioti.
Ky trajnim shënon një hap të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe në përmirësimin e cilësisë së analizës së lojës në volejbollin shqiptar. Investimi në edukimin dhe specializimin e statistikantëve është investim në zhvillimin e vetë sportit.
Urime të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin dhe përkushtimin!