

Partizani është shpallur kampion i Ligës “Gjergj Kastrioti” për meshkuj, pasi në finalen e zhvilluar sot fitoi 3–0 ndaj Skënderbeut. Ndeshja përfundoi para pak minutash, duke përcaktuar ekipin fitues të këtij edicioni.
Pas përfundimit të takimit u zhvillua ceremonia zyrtare e dorëzimit të trofeut. Kupa iu dorëzua kapitenit Osman Qepa nga Presidenti i FSHV-së, z.Erlind Pëllumbi, dhe Presidenti i FVK-së, z.Bahri Gjinovci.