Presidenti Pellumbi takohet me Presidentin Gjinovci ne kuader te Europianit U16
June 21, 2025Shqipëria pjesëmarrëse në Kampionatin Ballkanik për beach volley U22 në Tetove
June 25, 2025
Para se të zbrisnin në fushë për ndeshjen miqësore, ekipet kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës vizituan memorialin e heroit Adem Jashari, një moment ky solemn dhe frymëzues, ku vajzat tona ndalën për pak çaste për të nderuar sakrificën që qëndron pas kësaj sakrifice qe e ka emrin liri.
Të mbushura me emocione dhe krenari, skuadrat u përballën më pas në një ndeshje miqësore ku Shqipëria triumfoi me rezultatin 3-0, por më shumë se rezultati, ishte fryma e bashkimit, respektit dhe pasionit për volejbollin ajo që shkëlqeu sot në fushë!
Të dyja ekipet po përgatiten për te marr pjesë në Finalet e Kampionatit Europian U16W, që do të zhvillohen nga 2 deri më 13 Korrik, në Tiranë dhe Prishtinë.
FSHV falenderon Federatën e Volejbollit të Kosovës për mikpritjen dhe bashkëpunimin vëllazëror. Kjo është forca jonë!