

Lushnja ngre lart Kupën e Shqipërisë për Kategorinë e Parë, pas finales së zhvilluar dje në Pallatin e Sportit “A. Arapi”, Rrëshen.
Në një përballje të fortë ndaj Studentit, ekipi lushnjar triumfoi me rezultatin 3–1, duke kurorëzuar një sezon të suksesshëm.
Trofeu iu dorëzua kapitenes së ekipit nga Sekretari i FSHV-së, z. Ervis Dosti.
Urime ekipit të Lushnjës për këtë arritje të merituar!