FSHV vazhdon seancat stërvitore per Ballkaniadën U19
May 22, 2025Kombëtarja e volejbollit për meshkuj rikthehet në parket
May 27, 2025
Në kuadër të programeve të saj për zhvillimin profesional të trajnerëve, Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) organizoi një seminar me fokus në përdorimin e statistikave për përgatitjen taktike të skuadrës ndaj kundërshtarit.
Në fjalën përshëndetëse, Presidenti i FSHV-së, z. Erlind Pëllumbi, theksoi rëndësinë që i kushton Federata analizës dhe përdorimit të statistikave si një mjet i domosdoshëm për volejbollin modern.
Referues në këtë aktivitet ishte z. Jani Melka, trajner i ekipit kombëtar të meshkujve, i cili ndau me pjesëmarrësit përvojën e tij si lojtar dhe trajner në nivele të ndryshme, duke vënë në pah rëndësinë që kanë të dhënat statistikore në ndërtimin e një strategjie të suksesshme. Ai solli shembuj konkretë nga puna dhe eksperienca e tij, ku theksoi se statistikat ndihmojnë në evidentimin e pikave të forta dhe të dobëta, si dhe në përshtatjen e taktikave ndaj çdo kundërshtari.
Seminari u prit me interes të madh dhe u shoqërua me diskutime interaktive, ku trajnerët ndanë përvoja dhe ide mbi aplikimin praktik të statistikave në volejbollin bashkëkohor.
FSHV mbetet e përkushtuar për të ofruar trajnime cilësore dhe për të fuqizuar më tej trajnerët tanë në rrugën drejt suksesit kombëtar dhe ndërkombëtar!