FSHV hedh shortin per sezonin e ri sportiv 2024 – 2025
August 31, 2024FSHV bashkepunim me RTSH per sezonin e ri 2024-2025
September 3, 2024
Takimi nga Komisioni Tekniko-Arbitral
Komisioni Tekniko-Arbitral i FSHV organizoi një takim me trupën gjykuese të Volejbollit përpara fillimit të sezonit të ri sportiv 2024-25.
Në këtë takim merrnin pjesë Presidenti i FSHV z.Erlind Pëllumbi, Zv/Presidenti, Dashamir Brari dhe Sekretari i Përgjithshëm z. Ervis Dosti.
Takimi nga Komisioni Tekniko-Arbitral
Presidenti Pëllumbi falenderoi për punën e bërë dhe kërkoi që kjo trupë të vazhdojë me rigorozitet e përkushtim përmbushjen e detyrave që i takon gjykimit e duke ju uruar sukses në këtë sezonin te ri i cili fillon me Kupën e FSHV në datat 6-8 Shtator.
Pas një prezantimi të Rregullores së Brendshme të FSHV si dhe Rregullave të Lojës nga Kryetari i Komisionit Teknik-Arbitral z.Konalsi Gjoka, në përfundim të takimit trupa e gjyqtarëve iu nënshtrua testimit mbi njohurit e tyre në kuadër të formimit të tyre profesional.