Turqia fiton Kampionatin Ballkanik në U21 për femra në Tiranë
July 24, 2025Miqësore Shqiperi Kosove mes kombetareve U21 per meshkuj
July 27, 2025
Vajzat e kombëtares U21 në volejboll për femra janë rikthyer te medaljet, duke u renditur në vendin e tretë në Kampionatin Ballkanik (BVA) për moshën nën 21 vjeç. Shqipëria arriti një fitore të rëndësishme ndaj Kosovës, ndërsa u mund nga Turqia dhe Bullgaria, duke siguruar kështu medaljen e bronztë.
Me këtë paraqitje, vajzat tona treguan dëshirë, përkushtim dhe grintë, duke konfirmuar se janë në rrugën e duhur për të ndërtuar një ekip konkurrues në të ardhmen. Ky rezultat është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e volejbollit të femrave në vend dhe një motivim i fortë për gjeneratat e reja që po rriten me këtë sport.
Urime vajza!