Përfundoi në Bosnjë & Hercegovinë Kampionati Ballkanik për U21/F në të cilin mori pjesë dhe ekipi jonë kombëtar U21. Në këtë kompeticion përveç Shqipërisë morën pjesë përfaqësueset e Bosnjë&Hercegovinës, Turqisë, Serbisë dhe Mali Zi.
●Ndeshjen e parë ekipi ynë e luajti ndaj Serbisë:
Serbi - Shqipëri 3:0 (25:12, 25:3, 25:13).
●Ndeshjen e dytë e zhvilloi ndaj Turqisë:
Shqipëri - Turqi 0:3 (15:25, 15:25, 5:25).
●Ndeshja e rradhës u luajt me Malin e Zi:
Mali Zi - Shqipëri 3:0 (25:20, 25:16, 25:22).
●Ndeshja e fundit për ekipin tonë:
Shqipëri - Bosnjë&Hercegovina 0:3 (17:25, 17:25, 12:25).
◆Në fund të evenimentit, volejbollistja e ekipit kombëtar, Anxhela Mehmeti u shpall si Libero më e mirë e aktivitetit .
Kjo ishte një eksperiencë shumë e vlefshme për vajzat tona në arenën ndërkombëtare e cila duhet t'ju vlejë në të ardhmen.