Përfundon faza përgatitore per kombetaren U21 femra ne Pogradec
July 8, 2025Polonia Kampion e Europes ne U16 per femra ne Tirane
July 14, 2025
Federata Shqiptare e Volejbollit është pjesë e projektit EVGC (Empowering Volleyball Gender Equality) të organizuar nga CEV në kuadër të projekteve të mbështetur nga Erasmus, së bashku me federatat e Gjeorgjisë, Maltës, Gjermanisë, Suedisë dhe Luksemburgut.
Në këtë takim dyditor u trajtuan çështje kyçe që lidhen me barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në rolet drejtuese në sport.
Pjesëmarrja e përfaqësueseve nga FSHV, znj. Ornela Belba Anëtare e Kryesisë dhe znj. Ergita Shkoza gjyqtare volejbolli, konfirmon angazhimin e FSHV-së për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në volejbollin shqiptar.