Çmimin MVP për lojtarin më të mirë e fitoi lojtari i Partizanit, Muryllo Coutinho dhe u dha nga Z. Erlind Pëllumbi, President i FSHV.
● Medaljet e argjendta për vendin e dytë në të cilin u rendit ekipi i Tiranës u ndanë nga Z. Valon Nikqi, Sekretar i Përgjithshëm i FVK, Z. Ervis Dosti, Sekretar i Përgjithshëm i FSHV dhe Znj. Mimoza Shkodra, Zv. Presidente e FVK.
● Medaljet e arta për vendin e parë në të cilin u rendit ekipi i Partizanit u ndanë nga Z. Bahri Gjinovci, President i FVK, Z. Dashamir Brari, Zv. President i FSHV dhe Z. Sokol Halili, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHV dhe Kryetar i Komisionit të Disiplinës.
● Për kampionët e Partizanit, kupën e ndanë Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Z. Erlind Pëllumbi dhe Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Z. Bahri Gjinovci. Kupa iu dorëzua kapitenit të ekipit të Partizanit, Klodian Kasa.