Bullgaria shpallet Kampion i Ballkanik U 19 W në Tiranë
June 15, 2025Fillon faza përgatitore për kombëtaren U 16 në kuader te Europianit U16 në Tiranë
June 16, 2025
Në përfundim të Kampionatit Ballkanik për Vajza U19, u zhvillua ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve individuale dhe ekipore, ku atmosfera ishte e mbushur me emocion dhe krenari për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse.
Bulgaria u shpall kampione e Ballkanit, duke zënë vendin e parë, e ndjekur nga Turqia në vendin e dytë dhe Serbia në vendin e tretë. Vendet e tjera u renditën si më poshtë: Rumania (4), Shqipëria (5), Maqedonia e Veriut (6), Bosnja dhe Hercegovina (7), dhe Kosova (8).
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve individuale, u vlerësuan më të mirët për performancën e tyre të shkëlqyer gjatë turneut:
- Best Setter: Irmak Alpınar (Turqi) – çmimi u dorëzua nga Ervis Dosti, Sekretar i Përgjithshëm i FSHV.
- Best Middle Blocker: Darina Naneva (Bullgari) – çmimi u dorëzua nga Sokol Halili, anëtar i bordit të FSHV.
- Best Outside Hitter: Kalina Naneva (Bullgari) – çmimi u dorëzua nga Ornela Belba, anëtare bordit të FSHV.
- Best Opposite: Aylin Uysalcan (Turqi) – çmimi u dorëzua nga Dashamir Brari, Zv.President i FSHV.
- Best Libero: Nena Vujović (Serbi) – çmimi u dorëzua nga Konalsi Gjoka, Zv. President i FSHV.
- Fair Play: Klea Tare (Shqipëri) – çmimi u dorëzua nga presidenti i BVA dhe FSHV, Erlind Pëllumbi.
- MVP i turneut: Kalina Naneva (Bullgari), e cila shkëlqeu me paraqitjet e saj, u nderua gjithashtu nga presidenti Erlind Pëllumbi.
-
Medaljet për vendin e 3 u dorëzuan Z. Ervis Dosti dhe Z. Valon Nikqi, Supervisor i BVA.
-
Medaljet për vendin e 2 u dorëzuan nga Znj. Ornela Belba dhe Z. Sokol Halili.
-
Medaljet lër vendin e 1 u dorëzuan nga Z. Konalsi Gjoka dhe Z. Dashamir Brari.
-
Kupa për kapitenen e ekipit kampion të Bullgarisë, Parapunova Vyara, u dorëzua nga vetë presidenti i FSHV-së, z. Erlind Pëllumbi.
Ky turne u karakterizua nga një nivel i lartë sportiv dhe garë e ndershme mes ekipeve, duke treguar edhe një herë potencialin e jashtëzakonshëm të volejbollit të femrave në rajon.