

Në kuadër të projektit ParaVolley Europe Development Project (PVEDP), në Slloveni u zhvillua kursi i nivelit të parë për trajnerë të disiplinës së sitting volleyball, ku FSHV u përfaqësua nga znj. Fjoralba Kolaj. Ky është vetëm hapi i parë i një projekti ambicioz, përmes të cilit FSHV synon të integrojë dhe zhvillojë këtë disiplinë kaq të veçantë edhe në Shqipëri.
Lektorët ndërkombëtarë, z. Nicole Ban (CAN) dhe z. Massimo Beretta (ITA), ndanë njohuritë dhe eksperiencën e tyre me mbi 20 trajnerë të ardhur nga vende të ndryshme të Europës.