Presidenti CEV z. Sikiric takim me Presidentin e Koksh z.Ylli
January 27, 2025
Zgjedhjet për presidentin e FSHV-së
Më 31 janar 2025, pranë ambienteve të Hotel Doro City, u mbajtën zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Volejbollit.
Asamblenë e përshëndeti Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli, i cili e vlerësoi FSHV-në si një partner serioz në zhvillimin dhe promovimin e volejbollit në Shqipëri.
Zv/Ministri i Arsimit dhe Sporteve, z. Endri Hoxha, theksoi se FSHV është një nga federatat më bashkëpunuese dhe organizatore serioze të aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare, duke luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e volejbollit në rajonin tonë dhe më gjerë.
Pas procesit zgjedhor, me unanimitet të plotë, u zgjodh z. Erlind Pëllumbi si President i Federatës Shqiptare të Volejbollit.
Zgjedhjet për presidentin e FSHV-së
Gjithashtu, u zgjodhën anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv, të përbërë nga:
Në përmbyllje të kësaj asambleje, z. Erlind Pëllumbi falenderoi të gjithë për mbështetjen, duke siguruar se puna dhe përkushtimi do të jenë maksimale për të vazhduar projektet e nisura në familjen e madhe të volejbollit shqiptar.