Vazhdon kursi për trajner volejbolli niveli II FIVB
May 14, 2025Skenderbeu U18 për femra Kampion i Shqipërisë për sezonin 2024-25
May 21, 2025
Me pjesëmarrjen dhe angazhimin e trajnerëve të pasionuar nga e gjithë Shqipëria, përfundoi me sukses kursi ndërkombëtar “Trajner Volejbolli – Niveli II FIVB”, i organizuar nga Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV), në bashkëpunim me Federatën Botërore të Volejbollit (FIVB) dhe me mbështetjen e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).
Gjatë ceremonisë përmbyllëse, Presidenti i FSHV-së, z. Erlind Pellumbi, u shpreh: “Jam i befasuar nga interesi i jashtëzakonshëm për këtë kurs. Ky entuziazëm na motivon të vijojmë me iniciativa të reja për zhvillimin e volejbollit, duke synuar jo vetëm masivizimin, por edhe rritjen e cilësisë së këtij sporti.”
Sekretari i Përgjithshëm i FSHV-së, z. Ervis Dosti, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për përkushtimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë gjithë kursit.
Kursi u drejtua nga z. Valon Nikqi, lektor zyrtar i FIVB dhe pedagog në Universitetin e Prishtinës, me asistencën e Prof. As. Dr. Altin Martiri, pedagog në Universitetin e Sporteve të Tiranës.
Urime të gjithë trajnerëve të certifikuar – rruga drejt suksesit vazhdon!